×
  • Showbiz
  • Show

    Tensione në debatin e Metit me Blerandon, ndërhyjnë banorët për t’i qetësuar

    Insajderi
    14 November 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Debatet edhe diskutimet e ashpra kanë vazhduar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova edhe përgjatë ditës së sotme (e martë).

    Një përplase së fundmi ka ndodhur edhe mes Blerandos dhe Metit, shkruan Telegrafi.

    Blerando i cili këtë javë është ‘kapiten i shtëpisë’ nisi një dikustim me Metin në lidhje me punën që do të caktohen të bëjnë banorët.

    Ata ishin në banjo dhe filluan të debatojnë pas pakënaqësive që shprehu Meti për mënyrën se si Blerando po urdhëron ata në bërjen e punëve të shtëpisë.

    “Mos fol palidhje, kujdes se çka flet, nuk je drejtor”, i tha Meti.

    “Kapiten je, por duhet të sillesh mirë. Mos u sjellë aty si drejtor. Me urdhër bëje këtë, bëje atë. Nuk dua të marrë infeksion, pa dorëza dhe pa maskë unë nuk punoj”, u shpreh Meti mes tjerash i revoltuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark