Një bankë e nivelit të dytë në qendër të Tiranës është sulmuar gjatë protestës, ku situata është shoqëruar me akte dhune dhe dëmtime të ambienteve të saj.
Protestuesit kanë hedhur tulla në drejtim të hyrjes dhe fasadës së xhamit të bankës, ndërsa kanë përdorur edhe shkopinj për të goditur ambientet e saj.
Sipas raportimit të gazetares Dorjana Bezat, në momentin e incidentit brenda bankës ndodheshin edhe disa punonjës, të cilët dolën përmes xhamave.
Ndërkohë, disa prej protestuesve kanë marrë letra nga ambientet e bankës dhe u kanë vënë flakën.
Incidenti regjistrohet në një moment kur protesta në Tiranë po shoqërohet me tensione, përplasje dhe dëmtime të pronës publike dhe private.