×
  • Sport
  • Sport

    Tensionet Salah – Klopp, egjiptiani e merr vendimin final

    Insajderi
    29 April 2024 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mohamed Salah ishte pjesë e një incidenti me trajnerin Jurgen Klopp në ndeshjen e fundjavës që shkoi.

    Ylli i Liverpoolit e pati një zënkë me trajnerin gjerman derisa po përgatitej për të hyrë në lojë.

    Pas lojës, sulmuesi egjiptian u përgjigj shkurt, por nuk dha sqarime rreth rastit që i ndodhi: “Nëse flas sot, shpërthen një rast”, theksoi ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës.

    Kontrata e Salah me Liverpoolin do të skadojë më 30 qershor të vitit 2025 dhe përtej Atlantikut klubet po kërkojnë informata nëse do të ishte e mundshme që t’i sigurojnë shërbimet e yllit të “Reds”.

    Megjithatë, duket se përfaqësuesi egjiptian do ta respektojë deri në fund kontratën me klubin nga “Anfield Road”, derisa pas pak javësh do të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës, shkruan mediumi britanik “The Guardian”, përcjell “Gazeta Express”.

    Trajneri Klopp e ka konfirmuar largimin nga Të Kuqtë, me të cilët fitoi gjithçka të mundshme, por një gjë të tillë s’do ta bëjë edhe Salah, i cili ka oferta edhe nga Arabia Saudite, madje edhe të majme.

    Pra, klubet që e duan Salahun në gjirin e tyre duhet të presin edhe një vit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark