Insajderi
Lajme

Tentim për kontrabandë droge në kufirin me Greqinë, kapet marihuana e fshehur në paketime ushqimore

Insajderi
20 May 2026 - 10:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentim për kontrabandë droge në kufirin me Greqinë, kapet marihuana e fshehur në paketime ushqimore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jozyrtarisht, policia në Pikën Kufitare të Dojranit ka parandaluar një tentim për kontrabandim të rreth 10 kilogramëve marihuanë, të fshehur me kujdes në paketime plastike me lloje të ndryshme të namazeve ushqimore.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, shtetas të Maqedonisë me një automjet rent-a-car kanë tentuar ta transportojnë drogën nga Maqedonia drejt Greqisë, të shpërndarë në rreth 50 kuti plastike.

Bëhet fjalë për një tjetër konfirmim se kontrollet në kufijtë maqedonas janë ngritur në një nivel dukshëm më të lartë dhe se policia, me vigjilencë të shtuar, aftësi operative dhe qasje profesionale, po arrin me sukses t’i profilizojë, identifikojë dhe parandalojë tentimet për kriminalitet ndërkufitar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark