Policia e Kosovës njofton se një person nga Skenderaj, për shkaqe të panjohura ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë në Prishtinë, raporton Insajderi.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:00. /Insajderi.com