Tentim-vrasja në Pejë- Ndërhyn deputeti Berisha, familja Smajli ia shtrin dorën e pajtimit familjes Kuka – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim-vrasja në Pejë- Ndërhyn deputeti Berisha, familja Smajli ia shtrin dorën e pajtimit familjes Kuka

    Insajderi
    21 January 2024 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja Smajli ia ka shtrirë dorën e pajtimit familjes Kuka në Pejë. Kjo ndodhi një muaj pasi Policia e Kosovës njoftoi për tentim-vrasje nga grupi i Kukajt ndaj një anëtari të familjes Smajli. Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për këtë ngjarje.

    Për pajtimin e dy familjeve ka njoftuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nga radhët e zonës së Dukagjinit përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Familja Smajli shtrinë dorën e pajtimit familjes Kuka në Pejë. Jo rrallëherë befasohem me burrerinë që tregojnë sidomos të rinjtë në Dukagjin. Dhashtë Zoti e do ti mbyllim shum plagë të familjeve në Pejë. Na priftë e mbara”, përfundon postimi i tij.

    Gazeta Insajderi pati raportuar ekskluzivisht se dy personat që ishin arrestuar dhe një person i tretë që dyshohej se ishte në arrati ishin familjarë të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.

    Të arrestuar për rastin ishin Kukë Kuka bashkë me një person tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark