×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Tentim-vrasja në Pejë- Shqipëron Kukës i hapet rast në polici për kanosje, dy të dyshuarit e tjerë në paraburgim

    Insajderi
    13 December 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëron Kuka në natën kritike kur kishte ndodhur tentim vrasja ndaj F.S. në Pejë të dielën, po kërkohej si i përfshirë në akt nga Policia e Kosovës. Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht se i njëjti ndodhej në arrati. Avokatja e Kukës, Aurora Mulhaxha, kishte thënë se s’ka marrë as ftesë për këtë çështje. Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i viktimës, Haxhi Sinani, ka thënë se Kukës i është hapur dje rasti në polici për kanosje ndaj F.S.

    Sinani në një prononcim për Insajderin ka bërë të ditur se klienti i tij dje ka prezantuar provat përpara Policisë së Kosovës dhe Shqipëron Kukës i është hapur rasje për kanosje.

    Gazeta Insajderi ka marrë vesh jo-zyrtarisht se kjo është hera e dytë që Kuka është denoncuar në polici për kanosje ndaj F.S., meqë herën e parë s’i është hapur rasti.

    “Është shku në Polici, e ka paraqitë rastin në stacionin policor në Pejë. I ka dorëzu të gjitha provat që i ka pasë nga telefoni, me mesazha me krejtë dhe është hapë rasti për kanosje”, ka deklaruar avokati Sinani.

    Insajderi po ashtu ka marrë vesh se ndaj Kukë Kukës, 20-vjeçar dhe GJ.K., 17-vjeçar, Gjykata Themelore në Pejë ka përcaktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Dy të dyshuarit në fjalë u ndaluan në natën kritike për veprën penale “vrasje në tentativë”.

    Lidhur me rastin, të dielën avokatja Aurora Mulhaxha, përfaqësuese ligjore e Shqipëron Kukës ka thënë se klienti i saj nuk ka qenë në Pejë në natën kur ka ndodhur rasti. Sipas saj, Kuka ka qenë në Prishtinë dhe nga mediat është njoftuar se është në kërkim nga Policia.

    “Si avokate familjare e Shqipëron Kuka, reagoj në postimin e bërë për shkak se i njëjti natën kritike ka qenë në Prishtinë dhe jo në Pejë, ndërsa nuk ka as ftesë nga policia për këtë çështje. Ditën e nesërme si e autorizuar unë do paraqitem pranë st në Pejë për të verifikuar se për çka do mban përgjegjësi i mbrojturi im sepse nga Mediat ka kuptu për veprën që ju ka ngarku“, ka thënë për Insajderin Mulhaxha.

    Të dielën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim vrasje.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi tha se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.

    “Rastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura. Plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë”.

    Njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.

    Shqipëron Kuka, Kukë Kuka dhe Gj.K. janë familjarë të trajnerit të njohur të Xhudos, Driton Kukës.

    Në vitin 2006, emri i Shqipëron Kukës është përmendur për një tentim vrasje. Kuka, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” por pas vendimit të Gjykatës, ai ishte dënuar vetëm për “Shkaktim të rrezikut për jetë” dhe ishte liruar nga akuza “Vrasje në tentativë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark