Insajderi
Lajme

Tentim vrasja në Rahovec, Prokuroria nis hetimet për kapjen e personit që qëlloi drejt veturës

Insajderi
03 August 2026 - 11:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentim vrasja në Rahovec, Prokuroria nis hetimet për kapjen e personit që qëlloi drejt veturës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka iniciuar rast për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, pas ngjarjes së së dielës në Rahovec, ku tre qytetarë u përballën me një tentim grabitjeje nga një person i maskuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi, ka deklaruar për media se Prokurori i Shtetit ka autorizuar hetuesit policorë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të kryesit/ve të veprës penale, si dhe zbardhjes së plotë të rastit.

Ndërkohë, sipas Policisë së Kosovës, tre burra kanë raportuar se, derisa po lëviznin me veturë, kanë hasur në një pengesë të vendosur në rrugë.

Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga automjeti për ta larguar pengesën, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë u është afruar, duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar para.

Sipas të dhënave të policisë, viktimat kanë refuzuar kërkesën e të dyshuarit, janë kthyer në veturë dhe kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në ato momente, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit, duke goditur rrotën e pasme të veturës.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark