×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Tentim vrasje me pagesë- Grupi “Porosia” i Driton Sylejmanit plagosi Fatlum Verbovcin

    Insajderi
    25 January 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetorin e vitit të kaluar, Fatlum Verbovci ishte tentuar të vritej nga një grup kriminal të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra penale në këmbim të parave. Policia e Kosovës ka arritur që të martën t’i arrestoj katër persona të cilët akuzohen edhe për tentim vrasjen ndaj Fatlum Verbovci por edhe për disa vepra penale të tjera. Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen ku përshkruhet tentim-vrasja.

    Sipas dosjes të siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se të dyshuarit, Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanja, Hysni Hoxha dhe Tefik Shalaku kanë kryer vepra të ndryshme penale si vrasje në tentativë, detyrim, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie dhe armëmbajtje.

    Viktimë e këtij gripi ishte edhe Fatlum Verbovci, i cili kishte mbetur i plagosur pas atentatit ndaj tij.

    Tentim vrasja ndaj Fatlum Verbovci

    Me 22 tetor të vitit 2022 ndaj Fatlum Verbovcit ishte bërë një atentat. Ai ishte plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

    Rastin e kishte raportuar edhe Policia e Kosovës duke e cilësuar si “Vrasje në Tentativë”

    “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentative”

    Sipas dosjes, thuhet se Driton Sylemani kishte planifikuar vrasjen e tij por që kishte përfunduar me plagosje.

    Në muajin Tetor 2022 ka ndodhur në fshatin Sllatinë, Fushë Kosovë ku është tentuar të privohet nga jeta e me ç’rast është plagosur me armë zjarri F.V, I cili ka qenë bashkëpuntor me A.R në biznesin e sigurimit fizik”, thuhet në dosje.

    Grupi “Porosia”, morën 4 mijë euro për ta gjuajtur me koktej molotovi “Sirius Wine”

    Në dosje përshkruhet se i dyshuari Driton Sylejmani kishe marrë/pranuar 4 mijë euro në këmbim të djegies së biznesit “Sirius Wine”.

    Të dyshuarit kanë sulmuar me koktej molotovi objektin e lartcekur në Prishtinë.

    “Porosia tjetër që ka marrë/pranuar I pandehuri Driton Sylejmani nga persona NN për momentin dyshohet se është hedhja e një koktej molotovi ne biznesin Sirius Wine SH.P.K. në këtë biznes janë pronar A.R me 40% te aksioneve F.R me 40% te aksioneve dhe N.D me 20 % të aksionioeve për këmbim shumën prej 4 mijë euro”, thuhet në dosjen e siguruar nga Gazeta.

    Po ashtu Driton Sylejmani së bashku me të dyshuarin Xhevdet Mehanja kishin marrë 10 mijë euro nga i dyshuari Hysni Hoxha që ta privonin nga jeta  V.D i cili ishte miku (vëllai i gruas së djalit) i këtij të fundit.

    Një e tillë sipas Prokurorisë së Prishtinës ishte planifikuar të ndodhte që nga shtatori i vitit 2022.

    Prokuroria ka siguruar prova materiale si CD incizimi i sulmit ndaj V.D, transkriptim nga përgjimet ligjore dhe deklaratën e të dëmtuarit.

    Për çka akuzohet Driton Sylejmani?

    Sipas dosjes së Prokurorisë, Driton Sylejmani, nga muaji shtator 2022 deri në momentin e arrestimit ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për të kryer veprat penale në këmbim të të hollave, të cilat i ka kryer në bashkëkryerje me të pandehurit Xhevdet Mehanja, Tefik Shalaku, Hysni Hoxha, të cilët po ashtu janë arrestuar, dhe sot u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Veprat i kanë kryer edhe me një person tjetër me inicialet N.N.

    “Një porosi të tillë të pandehurit Driton Sylejamni, Xhevdet Mehanja e marrin nga i pandehuri Hysni Hoxha që në këmbim të shumës prej 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personi i quajtur V.D. nga Fushë Kosova, i cili është vëllau ish-gruas së djalit të Hysni Hoxhës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark