×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentim-vrasje në Dragash- dhëndri dyshohet se plagosi ish-vjehrrin e tij

    Insajderi
    26 April 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës.

    Dhëndri dyshohet se e ka plagosur ish-vjehrrin e tij, tha Policia e Kosovës në një njoftim për media.

    Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, tha se një 31 vjeçar është arrestuar.

    “Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, tha Gashi.

    “Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit”, tha Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark