×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentim vrasje në Prishtinë, gjuhet 5 herë me armë zjarri në drejtim të një veture

    Insajderi
    03 December 2023 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë rreth orës 23:30, një person ka raportuar në polici se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë.

    Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar 5 gëzhoja.

    Ndërkaq, rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

    Ky rast është cilësuar ‘vrasje në tentativë’./Insajderi.org

    VRASJE NË TENTATIVË

    Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark