Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “tentin vrasje” në fshatin Maxhunaj në Vushtrri.
I dyshuari S.Z, 42 vjeçar, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona si shkak i një mosmarrveshjeje, bën të ditur Policia.
“Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se në cilësi të provave janë sekuestruar dy gëzhoja dhe nga i dyshuari është sekuestruar armë e llojit pistoletë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit.