Insajderi
Lajme

Tentoi ta vriste djalin e tij, babai dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata e Mitrovicës

Insajderi
24 July 2026 - 19:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi ta vriste djalin e tij, babai dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata e Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me 13 vjet burgim të pandehurin me inicialet D.B., pasi e ka shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktgjykimi është shpallur më 23 korrik 2026 nga kryetari i trupit gjykues, Xhemajl Jusufi.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, D.B. është shpallur fajtor për tentim-vrasjen që kishte ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i pandehuri kishte tentuar ta privonte nga jeta djalin e tij, ndërsa gjatë rastit kishte poseduar edhe armë pa autorizim.

Ngjarja ishte raportuar më 28 korrik 2025. Pas rastit, D.B. kishte qëndruar në arrati për disa muaj, derisa ishte arrestuar më 14 nëntor 2025, pas një pune operative të organeve të rendit.

Në kohën e arrestimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte bërë të ditur se D.B. dyshohej për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me aktgjykimin e shpallur më 23 korrik 2026, Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar D.B. me 13 vjet burgim për veprat penale për të cilat është shpallur fajtor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark