×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tentoi të shpëlante para në vlerë mbi 200 mijë euro, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi në Prishtinë

    Insajderi
    26 June 2023 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur përgjatë së hënës aktakuzë kundër H.G., i dyshuar për shpëlarje të parave.

    Sipas aktakuzës, i njëjti dyshohet të ketë pranuar në xhirollogarinë e tij 213,897.94 euro, në mënyrë që të vihen në qarkullim si të ligjshme, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas Prokurorisë, njëjti shumën prej 9,500.00 euro kishte arritur t’i tërheqë duke prezantuar fakte të rrejshme se gjoja i ka realizuar në mënyrë të ligjshme.

    “Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri H.G. akuzohet se duke vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tani për tani të paidentifikuar, në llogarinë bankare të kompanisë së tij me seli në Prishtinë, ka pranuar dhe ka poseduar shumën e të hollave prej dyqind e trembëdhjetëmijë e tetëqind e nëntëdhjeteshtatë (213,897.94) euro, me qëllimin që ato të vihen në qarkullim si të siguruara në mënyrë të ligjshme; ndërsa shumën prej nëntëmijë e pesëqind (9,500.00) euro kishte arritur t’i tërheqë duke prezantuar fakte të rrejshme se gjoja i ka realizuar në mënyrë të ligjshme, edhe pse e ka ditur se pasuria e caktuar- mjetet e lartcekura janë fituar përmes aktivitetit kriminal të kryer përmes përdorimit të sistemit kompjuterik nga personi tani për tani i paidentifikuar, në këtë mënyrë ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë të paidentifikuar ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me nenin 56 (paragrafi 1) të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.

    “Prokuroria pas pranimit të informatave lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale, kishte arritur që përmes Urdhrit të përkohshëm për ngrirje të sekuestronte përkohësisht mjetet në shumën prej dyqind e trembëdhjetëmijë e tetëqind e nëntëdhjeteshtatë (213,897.94) euro, të cilën shumë me paraqitjen e Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë si dobi e fituar nga vepra penale respektivisht që kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal i të pandehurit, me urdhër që e njëjta shumë të transferohet tek pala e dëmtuar”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark