×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentoi t’i korruptonte policët kufitar me 10 euro- inicohet rast ndaj shoferit

    Insajderi
    21 November 2023 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se në hyrje të pikëkalimit kufitar në Jarinjë gjatë kontrollimi të një kamionet e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

    Shoferi me qëllim të “dhënies së ryshfetit” brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartëmonedhë në vlerë prej dhjetë euro.

    Kështu Policia ka njoftuar se ndaj tij është iniciuar në procedurë të rregullt rasti “Dhënie e ryshfetit”, me që rast edhe kartëmonedha sekuestrohet për procedura të mëtejme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark