Insajderi
Lajme

Tentoi t’u japë policëve 50 euro për të shmangur gjobën, arrestohet pas mesnate në Gjakovë

Insajderi
17 August 2026 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentoi t’u japë policëve 50 euro për të shmangur gjobën, arrestohet pas mesnate në Gjakovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e ka arrestuar pas mesnate një person në Gjakovë për “dhënie ryshfeti”.

Policia tha se ai kishte kryer kundërvajtje në trafik dhe gjatë kontrollit, kishte tentuar t’ua jepte policëve 50 euro.

“Policia e Kosovës konkretisht, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, pas pranimit te informatave relevante nga Stacioni policor në Gjakovë ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimin për një rast  “dhënie ryshfeti”. Rreth orës 03:20, në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, një person i dyshuar se kishte kryer kundërvajtje në trafik, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë ka tentuar t’u japë një kartëmonedhë prej 50 eurosh, me qëllim shmangien e shqiptimit të masës për kundërvajtjen”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia tha se “pavarësisht paralajmërimit të zyrtarëve policorë se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave me ç’rast është arrestuar”.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i PTH-së në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë. Kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë, ndërsa rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia e Kosovës rikonfirmon se korrupsioni dhe ryshfeti janë të kundërligjshme dhe se zyrtarët policorë, në përmbushje të detyrave të tyre, do të veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme ndaj çdo tentative për ndikim të paligjshëm. Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thotë Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark