Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara nuk është ndier mirë pasi Gjesti dhe Rezi tentuan ta hidhnin në pishinë me forcë. Madje ajo qante me dënesë pas këtij rasti.
Ajo sonte në Prime u pa poashtu e prekur dhe e mërzitur.
“Nuk më pëlqen të më prekin, nuk ka qeshur askush, kur them jo dmth jo”, tha Sara.