×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentuan të fusnin 24 revole ‘Zoraki’ nga Merdarja, arrestohen tre persona

    Insajderi
    03 October 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    H.H., 48-vjeçar, shtetas gjerman, është arrestuar pasi të njëjtit iu janë gjetur 24 revole të llojit ‘Zoraki 9mm’ në veturë të marten.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media. Sipas policisë, me qëllim të zbardhjes së mëtejshëm të rastit janë kontrolluar dy lokacione në Pejë dhe një në Skenderaj, ku janë arrestuar edhe B.H., 1984 vjeçar dhe H.Z., 51 vjeçar,  raporton Gazeta Insajderi.

    Policia ka bërë të ditur se pas hetimeve, janë sekuestruar një fugron i tipit ‘Mercedes’ me targa gjermane, 650 euro të holla të gatshme, tre telefona, dhe një DVR.

    Me datë 02.10.2023, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (Drejtoria për Hetimin e “Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda) të Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e kalimin kufitar në Merdare, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari H. H., (1975) me shtetësi Gjermane. Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur njëzetekatër (24) revole”, thuhet në njoftim.

    “Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj. Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972)”, vijon njoftimi.

    Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit, sipas policisë.

    Pamje nga materiali i sekuestruar:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark