Insajderi
Sport

“Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve

Insajderi
31 March 2026 - 17:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Tërë natën pa gjumë”, anëtari i stafit të kombëtares turke u drejtohet tifozëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është raportuar nga mediumet turke, se mbrëmë pas hedhjes së fishekzjarrëve afër hotelit ku po qëndrojnë yjet e kombëtares së Turqisë, këta të fundit nuk arritën të bëjnë “një sy gjumë”.

Andaj, duket se ata e shfrytëzuan ditën e lojës për të pushuar, para përballjes së madhe Kosovë – Turqi.

Por, as sot nuk po janë rehat. Kjo pasi tifozë të shumtë turq kanë shkuar afër hotelit, duke brohoritur për kombëtaren e tyre.

Por, një anëtar i stafit të kombëtares turke u ka kërkuar atyre qetësi, pasi po dëshirojnë te flenë.

“Pas brohoritjeve të tifozëve para hotelit, një anëtar i stafit që doli në ballkon kërkoi qetësi, duke thënë se lojtarët po flinin”, shkruan “BPT Haber” në platformën “X”.

Ndeshja e madhe finale e “play-offit” të Botërorit mes Kosovës dhe Turqisë do të nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë në Kampionatin Botëror 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark