×
  • Sport
  • Sport

    Tereza Kesovija kujton skenën e veçantë me Bllazheviqin në stadiumin e Prishtinës

    Insajderi
    08 February 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tereza Kesovija në mesin e fushës së Prishtinës, përkrah disa lojtarëve të skuadrës më të madhe kosovare. Kjo është prej fotografive më të famshme të kohës kur klubi i futbollit Prishtina luante në Ligën e Parë të Jugosllavisë, në vitet 1980-ta.

    Tereza Kesovija është këngëtare e njohur nga Kroacia, ndërsa ka folur për atë moment të mërkurën, pasi mori lajmin për vdekjen e trajnerit legjendar, Miroslav Qiro Bllazheviq.

    Qiro Bllazheviqi drejtoi Prishtinën në muajt e parë të vitit 1985 dhe vlerësohet meritor që Prishtina mbeti në elitën e futbollit të shtetit të atëhershëm federativ. Bllazheviq ishte shumë i pëlqyer në Kosovë, ndërsa shumë e kujtojnë ende periudhën e tij të mahnitshme te Prishtina.

    E kujton edhe Tereza Kesovija.

    “Kur u bë trajner i Prishtinës më thirri që në stadium të bëj goditjen e parë të topit. Vetëm sa nuk e humba vetëdijen kur tha këtë. I thash: Qiro, çfarë goditje të parë? Unë nuk di të luaj futboll. Dhe si të godas topin me këto këpucë? Ai u përgjigj: mos u brengos për asgjë. Vetëm hajde, për të gjitha do të kujdesem unë. Shkova në Prishtinë dhe Qiro më priti në aeroport me këpucët e futbollit dy numra më të mëdha. Kur e pa që nuk më binin, në to futi gazeta dhe i lyente me të zeza që mos të shihej. Gjatë ngjyrosjes së këpucëve më ngjyrosi edhe këmbët, edhe ato ishin të zeza. Unë natyrisht mezi ecja me këpucë të tilla. Por Qiro e zgjodhi edhe këtë. Duke mbajtur shallin e bardhë të famshëm rreth kokës, më barti në krah deri në mesin e stadiumit ku unë e bëra atë goditje. Për më tepër më ngacmoi duke më thënë se jam shumë e mirë në fushën e futbollit. Kemi fjetur në hotelin e njëjtë dhe të nesërmen më pyeti se si kam fjetur. Unë iu përgjigja: shkëlqyeshëm. Ai vazhdoi duke thënë se si nuk e kam dëgjuar duke marrë frymë tërë natën para dhomës sime”, ka kujtuar legjenda e muzikës kroate. /KOHA/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark