×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tërmet i fuqishëm në Iran, qindra banorë të lënduar

    Insajderi
    05 October 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 5.7 goditi Iranin veriperëndimor të mërkurën dhe autoritetet mjekësore në zonë raportojnë se të paktën 276 persona ishin lënduar.

    Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Khoy në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, transmeton Insajderi.

    Sipas shërbimit të Urgjencës Mjekësore, “276 persona janë lënduar deri më tani, përfshirë 68 të cilët janë shtruar në spital për fraktura të lehta

    Tërmeti ishte rreth 11.6 km (7.2 milje) nga Khowy dhe në një thellësi prej 10 km (6.21 milje), njoftuan nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

    Tërmeti ra në orën 3:51 me orën lokale dhe u pasua nga disa pasgoditje sipas qendrës sizmologjike të Iranit. aPsgoditjet kanë penguar njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark