×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tërmet” në LDK-në e Podujevës, largohen dy asambleistë

    Insajderi
    23 May 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy asambleistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, janë larguar nga partia e Lumir Abdixhikut.

    Gazeta Insajderi ka konfirmuar se Demokrat Hodolli dhe Adnan Zymeri nga sot do të jenë asambleistë të pavarur në Kuvendin Komunal të Podujevës.

    Largimi i tyre ka ndodhur për shkak të paknaqësisë së tyre me lidershipin aktual të LDK-së në Podujevë dhe në qendër.

    Demokrat Hodolli në zgjedhjet e fundit lokale, kishte dalur si i dyti më i votuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Derisa, një ndër më të votuarit kishte qenë edhe Adnan Zymeri.

    Gazeta Insajderi do ju mbajë të informuar lidhur më këto largime dhe paknaqësive tjera në degën e LDK-së në Podujevë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark