Insajderi
Lajme

Tërmet në Maqedoni, lëkundje të tokës edhe në Shqipëri

Insajderi
21 May 2016 - 18:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa lëkundje të njëpasnjëshme të tokës u ndjenë pas orës 18:30 në Tiranë dhe disa zona të tjera të vendit.

Sipas Institutit të Gjeo-Shkencave, tërmeti është ndjerë në Tiranë me magnitudë 2.4 ballë.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhentare, epiqendra e tërmetit ka qenë 85 kilometra në jug-lindje të Shkupit në Maqedoni, pranë kufirit me Shqipërinë, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe magnitudë 4.8 ballë.

Lëkundjet janë ndjerë më fort në zonat rreth Liqenit të Pogradecit dhe në zonën kufitare mes dy shteteve.

Edhe në Tiranë toka është lëkundur në dy valë. E para ka zgjatur rreth 10 sekonda, ndërsa rasti i dytë, pak minuta pas të parës ka qenë më i shkurtër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark