Autoriteti për menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme tha sot se pesë vetë e kanë humbur jetën në rajonin Khyber Pakhtunkhva, ndërsa një tjetër person është vrarë në rajonin, Gilgit-Baltistan.
Raportohet se së paku 7 vetë janë lënduar në gjithë Pakistanin, pjesa më e madhe e tyre në qytetin veriperëndimor, Peshavar.
Tërmeti i djeshëm me intensitet 6.6 shkallë i ka shqetësuar banorët në Kabul të Afganistanit, ndërsa në Nju-Delhi të Indisë banorët në ndërtesat e larta janë detyruar të dalin në rrugë. /rel