×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tërmeti me përmasa më të mëdha se që e menduam, këto janë shtetet e Ballkanit ku u dëgjua

    Insajderi
    09 January 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërmeti që fillimisht u mendua se u dëgjua vetëm në Kosovë, del të jetë më i madh se që dukej.

    Përveç në shumë qytete të Kosovës, e më pas që u raportua se ka goditur diku në Maqedoninë e Veriut me magnitudë 5.5 shallë.

    Mirëpo, duket se tërmeti u dëgjua në shumë vende të tjera të Ballkanit, përcjell Insajderi.

    Vendet ku po raportohet se është dëgjuar tërmeti janë: Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Greqia.

    Në fakt, bëhet e ditur se duket që nuk ka qenë vetëm një, por disa tërmetet të njëpasnjëshme që janë dëgjuar në disa prej këtyre vendeve, me magnituda të ndryshme, më i madhi që duket të ketë qenë 5.5 shkallë rihter e që ka goditur 132 km larg Shkupit./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark