×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tërmkolli: Albin Kurti do me e falë krejt Kosovën

    Insajderi
    11 October 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Kurti se i njëjti do ta falë krejt Kosovën.

    Tërmkolli përmes një shkrimi në Facebook thotë se Kurti ka bërë politika anti-Kosovë disa herë, por tani që është në krye të Qeverisë do t’i vendosë ato në zbatim.

    Ajo tutje ka shtuar se i njëjti i ka mashtruar shumë shqiptarë të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.

    “Tani kur në tavolinë e ka propozim-modelin për bashkim të sërishëm me Serbinë, jo veç e mbanë fshehtë nga publiku, por as nuk e çelë gojën.Po pret derisa propozim-modeli të “ngurtësohet” që të mos mund ta lëvizë kush më.No pasaran Albin! No pasaran” ka shkruar Tërmkolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark