×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Termokos për sezonin e ri synon furnizimin e 30 mijë konsumatorëve

    Insajderi
    22 April 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ngrohtorja e qytetit në Prishtinë është duke vazhduar me projektin e zgjerimit të rrjetit.

    Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, ka thënë se deri më tani kanë future në sistem 500 mijë metra katror.

    Ai në emisionin e ekonomisë Portofol, në Klan Kosova FM ka treguar se për sezonin e ri pritet të kenë numër më të madh të konsumatorëve.

    “Nga 17,500 tani bazën e konsumatorëve aktivë e kemi 21,000, të cilët i faturon ngrohtorja. Mund të themi që me këtë po i japim Prishtinë një epitet tjetër ‘Prishtina e gjelbër’, është shprehur Osmani.

    Osmani ka theksuar se me sezonin e ri që nis më 15 tetor, besojnë se numri i atyre që i furnizojnë me ngrohje do të shkojë në 30,000.

    Projektet e Termokosit, ka theksuar ai, se janë duke vazhduar dhe se janë duke i analizuar mbi 10 lagje se ku do ta shtrijnë rrjetin e tyre.

    Kjo praktikë do të bëjë që edhe energjia elektrike të kursehet më shumë, ku vetëm Prishtina besohet se harxhon 30 përqind të totalit të energjisë vendore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark