“Termokosi” del me njoftim lidhur me përfundimin e sezonit për ngrohje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Termokosi” del me njoftim lidhur me përfundimin e sezonit për ngrohje

    Insajderi
    15 April 2025 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Termokos” ka njoftuar se ka përfunduar furnizimim me ngrohje për sezonin ngrohës 2024-2025.

    Në njoftimin e lëshuar nga kjo ndërmarrje thuhet se vendimi është marrë në harmoni me rregulloren e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe i bazuar në kushtet aktuale klimatike.

    Sipas njoftimit, në këtë sezon janë prodhuar 10 për qind më shumë energji termike sesa në sezonin e kaluar.

    “Është ky edhe një sezon tjetër nga më të suksesshmit, gjatë të cilit është ofruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 181 ditëve për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes. Gjatë sezonit ngrohës 2024/2025 janë prodhuar 362,520 MWh energji termike apo 10% më shumë se sezonin e kaluar, kur nga KEK-u ishin ekstraktuar 329.617 MWh energji, ndërsa janë liferuar 307 GWh energji termike, që në raport krahasues me sezonin e kaluar ka një rritje prej 11 për qind më shumë energji të liferuar”, thuhet në njoftim./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark