×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tërnava i reagon Krajës: Kush s’mund t’i shoh xhamitë në Kosovë, le t’ia mësyjë Beogradit

    Insajderi
    26 December 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga xhamia e fshatit Revuq të Podujevës, myftiu Naim Tërnava i është kundërpërgjigjur kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, pasi në faqen zyrtare të AShAK’ut, ditë më parë, u publikua dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

    Në këtë dokument të shkruar nga Mehmet Kraja është përmendur edhe feja islame dhe xhamitë e Kosovës, të cilat kanë bërë që të reagojë ashpër myftiu Tërnava.

    “AShAK flet q’është një e keqe flet për fenë islame, dhe flet pa asnjë turp, flet me një injorancë të paparë, flet për dicka që nuk e njeh, nuk e dinë, nuk e ka sttudiuar, flet me raporte që nuk kanë të bëjnë me neve shqiptarëve muslimanë, dhe mundohet që përmes atij shkrimi të na degradojë, dhe të na qes fenë tonë kinse feja jonë ka qenë në shërbim të armiqeve tanë këtë mund ta thon vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, e moralisht ngase e vërteta është krejtësisht ndryshe”, tha myftiu Tërnava.

    Po ashtu, për fund myftiu tha se “Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit. Përndryshe na do të jemi këtu, do të ndërojmë xhami, shkolla, spitale edhe rrugë edhe prapë do të flijohemi nëse e lyp nevoja, sepse jemi në tokën tonë, s’ja kemi marrë askujt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark