Insajderi
Lajme

Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës, ndezë zjarrin edhe në disa shtëpi

Insajderi
21 December 2025 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Terrorizohen banorët e fshatit Ratkoc: Një person i vë flakën autoambulancës, ndezë zjarrin edhe në disa shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fshati Ratkoc i Rahovecit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka djegur një autoambulancë dhe ka iu ka bënë zjarr në një shtëpi.

Gazeta Insajderi mëson se personi në fjalë është Halil Hoti, i cili aktualisht është në kërkim nga Policia.

I dyshuari ka tentuar të hapë zjarr edhe në oborrin e shkollës, por është ndaluar nga qytetarët. Po ashtu, ai ka hapur zjarr edhe në një shtëpi duke përdorur mjete piroteknike.

“Duke ikur nga policia, ka tentuar të hapë zjarre edhe nëpër shtëpi me qëllim që t’i shmanget policisë. Banorët janë mobilizuar dhe kanë arritur t’i ndalojnë zjarret”, ka thënë një qytetar nga fshati Ratkoc.

Personi në fjalë dyshohet se edhe në të kaluarën ka pasur vepra penale.

Sipas një videoje të publikuar në Facebook nga faqja “Fshati Ratkoc”, shihen momente dramatike të djegies së autoambulancës në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

VIDEO

https://www.facebook.com/reel/848540488027891


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark