×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Tesla humbje rekord prej 702 milionë dollarësh

    Insajderi
    26 April 2019 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tesla raportoi ditën e Mërkure një humbje më të madhe sesa ishte parashikuar prej 702 milionë dollarë pas një tre mujori zhgënjyes me dërgesat, kostot dhe ndryshimet e çmimeve.

    Prej këtyre ishin 494 milionë dollarë humbje reale ndërsa 188 milionë tarifa dhe taksa fikse. 67 milionë dollarë ishin humbje për shkak të ristrukturimit.

    Më 9 Prill Tesla tha se kishte dërguar 63,000 porosi ku 50,900 ishin Model 3, dhe pjesa tjetër 12,100 ishin Model S dhe X

    Elon Musk kishte paralajmëruar më parë këto humbje por askush nuk priste humbje të këtyre përmasave.

    Rezultatet negative vinë pas dy tre mujorësh fitim nxitur nga shitje e Tesla. Në tre mujorin e katërt kompania raportoi 139 milionë dollarë fitim dhe në Tetor të vitit të kaluar kishte postuar fitimin e parë pas shtatë tre mujorësh.

    Gjithashtu vihet re një diferencë e madhe mes të ardhurave të tre mujorit të parë të 2019-ës prej 4.5 miliardë dollarë dhe tre mujorit të katërt të 2018-ës prej 7.2 miliardë dollarë.

    Tesla ka rritur distancën që makinat elektrike Model S dhe Model X mund të përshkojnë me 10% në 600km dhe 520km.

    Rritja e distancës vjen si rezultat i ndryshimit të motorëve elektrikë pa ndryshuar asgjë në bateri 100kWh. Makinat gjithashtu mund të karikohen më shpejtë dhe kanë një dizajn të ri amortizimi.

    Gjithashtu përmirësimet vinë në një kohë kur konkurrentët nuk po arrijnë dot të kalojnë tavanin e 500km. Nissan Leaf i 2019-ës ka një rang maksimal prej 363km, Jaguar I-Pace prej 376km dhe Audi E-tron prej 328km

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark