Në tre mujorin e fundit të 2016-ës prodhimi kishte rënë më 9.4%. Plot 2,750 makina u vonuan përtej afateve të parashikuara të prodhimit.
Tesla, prodhuesi Amerikan i makinave luksoze elektrike, njoftoi të Dielën se prodhimi i makinave ka shënuar vlera rekord prej 25,000 vetëm në tre mujorin e fundit.
Kompania tha se kishte prodhuar 13,450 Modele S dhe 11,550 Modele X. Tesla ka premtuar prodhimin e 47,000 deri në 50,000 modeleve S dhe X përgjatë gjysmës së parë të vitit.
Në tre mujorin e fundit të 2016-ës prodhimi kishte rënë më 9.4%. Plot 2,750 makina u vonuan përtej afateve të parashikuara të prodhimit.
Shefi ekzekutiv i kompanisë vazhdimisht ka ndërmarrë hapa të rrezikshëm që kur doli në bursë në 2010-ën. Investitorët i frikësoheshin djegies së parave ndërsa kompania po shkonte drejt limiteve të prodhimit.
Pak ditë më parë kompania kineze Tencent bleu 5% të aksioneve të Tesla për 1,78 miliard dollar duke i dhënë firmë një buxhet të majmë për tu përgatitur në prodhimin e Modelit 3.
ky model do të dalë në shitje në fund të vitit në Shtetet e Bashkuara.