×
  • Lajme
  • Lajme

    Tetë raste të raportuara për dhunë në familje vetëm brenda 24 orëve

    Insajderi
    07 June 2024 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje në 24-orëshin e fundit.

    Më nga dy raste janë komunat, Prishtinë dhe Pejë, ndërsa, më nga një rast të dhunës në familje janë komunat, Lipjan, Obiliq, Deçan dhe Rahovec.

    Detaje nga raporti i policisë për rastet e dhunës:

    ·         Lipjan /  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ·         Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    ·         Prishtinë / Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    ·         Obiliq / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

    ·         Pejë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    ·         Pejë / Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

    ·         Deçan / Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    Rahovec / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark