Insajderi
Botë

Tetë të vdekur nga një shpërthim në Bangkok

Insajderi
14 March 2016 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raportohet se tetë njerëz kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një nga bankat më të mëdha të Tailandës, kur punëtorët aksidentalisht liruan fikësin e zjarrit në kemikale, gjatë përfocimit të sistemit të sigurisë në ndërtesë.

Shtatë njerëz të tjerë janë lënduar në këtë aksident, i cili ndodhi mbrëmë vonë në bodrumin e ndërtesës së Bankës Komerciale Siam, në Bangkok.

Përmes një deklarate, banka tha se një hetim paraprak tregon se aksidenti është shkaktuar nga “neglizhenca e punëtorëve, të kontraktuar për ta përmirësuar sistemin e mbrojtjes nga zjarri në ndërtesë.”/rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark