Insajderi
Show

Tezja e Selin akuzoi për para borxh, “godet” gruaja e Rogertit: Nuk dua të bëj Big Brother jashtë

Insajderi
22 February 2026 - 20:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tezja e Selin akuzoi për para borxh, “godet” gruaja e Rogertit: Nuk dua të bëj Big Brother jashtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ftuar këtë të diel në Fan Club ishte bashkëshortja e Rogertit, Enxhi, e cila foli për lojën e banorit në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Një natë më parë, ajo së bashku me djalin e tyre surprizuan Rogertin, i cili nuk i mbajti dot lotët.

E ftuar në Fan Club, Enxhi u ndal te raporti i Rogertit me vëllain e tij, duke thënë se është një histori që banori do ta thotë vetë brenda shtëpisë nëse dëshiron. “Jam në dijeni, por do doja që këtë pjesë t’ia lija Rogertit që t’ia thotë publikut dhe unë zgjedh që mos të flas për këtë pjesë”, u shpreh bashkëshortja e Rogertit.

Gjithashtu ajo ka pohuar që me tezen e Selin njihen dhe që kanë komunikuar në fillim.

“Absolutisht që i mirëkuptoj të gjithë familjarët se jam vetë një familjare jashtë. Unë e kam konfirmuar që me tezen e Selin njihem dhe nuk dua të bëj një Big Brother jashtë. Kemi komunikuar në fillim, por asgjë më tepër. Është diçka shumë private dhe nuk i përket publikut, mund të përgjigjet Rogreti kur të dalë për mënyrën që ai ka zgjedhur t’u qaset kujtdo banori, jo vetëm Selin. Ku ka dashur të dalë, çfarë ka dashur të arrijë, unë nuk e shpjegoj dot”, tha gruaja e Rogertit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark