Artistja e njohur, Melinda Ademi së fundmi ishte e ftuar në një emision televiziv ku foli gjatë rreth karrierës dhe jetës së saj private.
Gjatë një rrëfimi, Melinda tregon hapur admirimin e saj për një artiste shqiptare. Ajo tha se i pëlqen shumë Elvana Gjata, për shkak të zërit të saj të veçantë.
“Një këngëtare që më pëlqen shumë është Elvana Gjata. Zëri i saj më rrëqeth, është ekstrem, ekstrem talent. Ajo është e mrekullueshme, e dua. Shumë më pëlqen Elvana, për shkak se e ka vokalin shumë të bukur, shumë e veçantë, nuk e kam dëgjuar kurrë në jëtë atë zë”, u shpreh Melinda.
Fjalët e Melindës, nuk i kanë shpëtuar as Elvanës, ajo ka shkëputur videon e Melindës ku e admiron dhe është shprehur shumë e lumtur.
“Shumë dashuri për ty Melinda Ademi. Vazhdo kështu”, shkroi Elvana shoqëruar me disa zemra të bardha.