Thaçi: 10 vjet president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: 10 vjet president

    Insajderi
    04 March 2016 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Synimet e Hashim Thaçit në presidencë do të jenë të njëjta me ato në ekzekutiv. Pra synon të ketë më shumë se një mandat në krye të shtetit.

    Këtë e ka konfirmuar vetë ai. Por kjo do të ndodhë nëse presidenti pas përfundimit të mandatit të Thaçit, do të zgjidhej me votën e popullit. E nëse kjo ndodhë, Thaçi thotë se do të kandidojë edhe njëherë.

    “Nëse ndodh reforma elektorale për zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli, nuk e përjashtoj mundësinë e kandidimit edhe për një mandat presidencial. Konfirmoj qysh sot, se nëse kemi zgjedhje të reja presidenciale nga populli, kandidoj edhe për një mandat”, ka thënë Thaçi në emisionin “Info Magazine”.

    Përndryshe Thaçi ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në partinë politike që  e krijoj vet apo ta themelojë ndonjë parti të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark