Insajderi
Lajme

Thaçi dhe përzgjedhësi i Kosovës flasin për futboll

Insajderi
30 May 2016 - 13:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakin.

Vetëm pak ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, presidenti Thaçi dhe përzgjedhësi Bunjaki theksuan se, pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, duhet intensifikuar punët në avancimin e infrastrukturës dhe për rritjen e cilësisë në futboll.

“Ju përgëzoj për punën e deritashme. Tani na pret një punë e përbashkët në përmbushjen e të gjitha kritereve përkatëse të UEFA-s dhe të FIFA-s”, ka thënë presidenti Thaçi, duke i uruar suksese përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore me Ishujt Faroe, thuhet në një njoftim të presidencës.

Në anën tjetër, përzgjedhësi Bunjaki falënderoi presidentin Thaçi për interesimin e vazhdueshëm për futbollin dhe në veçanti për përfaqësuesen e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark