×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Edhe 24 orë vjen lajmi për vizat

    Insajderi
    03 May 2016 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte thënë dje se është çështje orësh kur Kosova do të marrë lajmin për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian, ndërsa sonte pas pranimit të Kosovës në UEFA, Thaçi ka thënë se nuk kanë mbetur as 24 orë nga lajmi tjetër i rëndësishëm.

    “Tashmë kanë mbetur edhe 24 orë kur Kosova do të marrë lajmin tjetër historik, atë të liberalizimit të vizave”, ka thënë Thaçi në një fjalim për nderë të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit ku presidenti organizoi pritje për përfaqësuesit e medieve.

    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se të mërkurën e 4 majit Komisioni Evropian do të jap rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën, Ukrainën, Gjeorgjisë dhe Turqisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark