Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, është shprehur i lumtur me fitoren e shënuar ndaj Ulpianës.
Thaçi ka përgëzuar lojtarët e tij për angazhimin në këtë sfidë.
“Është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme. Ulpiana bëri një lojë të mirë dhe na vuri në vështirësi. Kemi pasur shumë raste shënimi të cilat nuk i konkretizonim. Kemi marrë tri pikë të rëndësishme për të qenë më të qetë në vazhdimin e kampionatit. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të stërvitemi që të marrim sa më shumë pikë dhe ta sigurojmë mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll”, u shpreh Thaçi.
Malisheva mposhti 1:0 në shtëpi Ulpianën.