Në Ditën e Kushtetutës së vendit, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është i nderuar që do të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës “në pajtim me këtë kushtetutë.”
“Sot është përvjetori i tetë i Ditës së Aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Me këtë Kushtetutë u vunë themelet e shtetit që e gëzojmë sot, i cili promovon dhe mbron të drejtat e liritë e njeriut, si dhe ndan qartë pushtetet në sistemin tonë demokratik, ku qytetari është sovrani i vërtetë”, ka thënë Thaçi.
“Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Të premten, gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij si president, ish-presidentja Jahjaga i ka dorëzuar atij një kopje të kushtetutës së shetit, që sipas saj, duhet t’i shërbej Thacit si udhërrëfyes për ndërtimin e së ardhmes së vendit./Insajderi.com