×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi konfirmon deklaratën e kryeprokurorit Schwendiman

    Insajderi
    04 March 2016 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë pasi Insjaderi raportoj se zgjedhja e Hashim Thaçit president nuk nënkupton imunitet ndaj tij nga akuzuat e mundshme të Gjykatës Speciale, ka folur vet Thaçi duke thënë se e di që në këtë proces nuk ka askush imunitet.

    “Ndjekja nga Specialja nuk është çështje personale. Është e rregulluar me ligje. Nuk mund të fshihet akush prapa petkut institucional”, ka thënë Thaçi në emisionin “Info Magazine”

    Kryeprokurori i Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt, David Schwendiman ka thënë për Insajderin se presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka imunitet nga ndjekja penale.

    Schwendiman, ka thënë se zgjedhja e Thaçit të premten në krye të shtetit nuk ka kurrfarë ndikimi në hetimet e Task Forcës Speciale (SIFT).

    “Hetimi i ndërmarrë nga Task Forca Speciale vazhdon. Ky hetim nuk ndikohet nga votimi i së premtes”, ka thënë kryeprokurori, David Schwendiman në një bisedë për gazetën onlineInsajderi.

    Ai nuk i ka komentuar detajet e hetimit, me arsyetimin se Gjykata Speciale ende nuk është funksionalizuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark