Insajderi
Lajme

Thaçi: Kosova është shembull për tolerancën ndërfetare

Insajderi
13 May 2016 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Myftiun e Kosovës, Naim Tërnavën, me të cilin ka diskutuar për dialogun e brendshëm, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.

Presidenti Thaçi vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e bashkëjetesës ndërfetare në vend.

“Kosova është shembull në rajon për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Duhet të promovojmë këtë vlerë dhe pasuri të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, thuhet në një njoftim të presidencës.

Me myftiun Tërnava, presidenti Thaçi ka folur edhe për mangësitë ligjore për bashkësitë fetare dhe për nevojën që ato të plotësohen në të ardhmen.

Ndërsa, myftiu Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ka bashkëjetuar me fatin e popullit dhe gjithnjë ka dhënë kontributin e vet në të gjitha proceset politike e historike në Kosovë, thuhet në njofim.

Ai ka thënë se vlera më e madhe e kombit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare, e cila ekziston në mesin e të gjitha komuniteteve.

Sic njoftohet nga presidenca, Thaçi ka thënë se për dialogun ndërfetar të udhëhequr nga institucionet fetare dhe shoqëria civile, që mbështesin dhe nxisin komunikimin ndërmjet feve, do të diskutohet së shpejti edhe në konferencën ndërkombëtare ndërfetare “Interfaith”,  e cila prej këtij viti organizohet nën patronazhin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark