×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kundër Ligjit të FSK-së: Veprimet e tilla nuk bëhen kokë në vete

    Insajderi
    13 September 2018 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës sot ka miratuar tri Projektligje që i hapin rrugë transformimit të FSK-së në Ushtri.

    Por një gjë të tillë e ka kundërshtuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media.

    Ai ka thënë se veprimet e tilla nuk bëhen kokë më vete, transmeton Insajderi.

    “Ne kemi filluar tash e një kohë një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë të rëndësishme të koordinimit. FAK duhet të jenë të mirëpritura dhe të jetë një proces i hapur, i sigurt për Partneritet për Paqe dhe NATO e jo një veprim kokë në vete për ta izoluar dhe për ta lënduar rëndë misionin multietnik të qeverisë. Një veprim i njëanshëm i çon në izolim, një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit e forcimit”, ka thënë Thaçi.

    “Sot është një ditë e rëndësishme historike. Parlamenti Europian e voton liberalizimin e vizave për Kosovën… Mendoj se procedimi i kësaj çështjeje sot është moment i gabuar sepse nuk kemi nevojë që këtë mëngjes ta dërgojmë këtë mesazh tek aleatët”, tha Thaçi. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark