×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit na solli vizat

    Insajderi
    04 May 2016 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar fjalimin në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të fazës së dytë të programit kundër korrupsionit, të zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA), për të treguar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës.

    Sipas tij, liberalizimi i vizave nuk do të kishte ndodhur nëse Kosova nuk do të kishte luftuar korrupsionin dhe krimin.

    “Dëshiroj të theksoj se një prej komponentëve më të rëndësishëm për vlerësimin e Kosovës për rekomandimin për liberalizimin e vizave ka qenë progresi që kanë shënuar institucionet e Kosovës në luftë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative”, citohet të ketë thënë Thaçi.

    Presidenti citohet të ketë në këtë komunikatë të Presidencës, se është i  “vetëdijshëm se duhet të bëhet edhe më tepër”.

    “Prandaj jemi sot këtu të gjithë së bashku që të punojmë edhe më tutje për forcimin e ligjit, për fuqizimin e përpjekjeve tona në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kemi besim të plotë se puna e përbashkët e institucioneve lokale me të gjithë partnerët e përfshirë ndërkombëtarë do të jetë çelësi i suksesit tonë në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Thaçi.

    Në këtë pritje morën pjesë edhe nikoqiri, përfaqësuesi i UNDP-së, Andreë Russell, i cili është edhe koordinator i programeve për zhvillim të KB, dhe ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, të cilën gjithashtu iu drejtuan të pranishmëve me një fjalë rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark