Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe Ipeshkvi i Panamasë janë marrë vesh që të organizohet një meshë përkujtimore së bashku me Ambasadën e Kosovës në Panama, dedikuar shenjtërimit të Nënës Terezë.
Në disa imazhe vizuale shihet reagimi i ngrohtë i panamezëve kur ipeshkvi Monsinjor Jose Domingo Ulloa Mendieta i ka njoftuar ata se në mesin e tyre është Presidenti i Republikës së Kosovës, i shtetit prej nga e ka prejardhjen Nëna Terezë.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ai do të marrë pjesë në inaugurimin e kanalit të Panamasë, që “është rruga e dytë më e madhe ujore në botë”.
Thaçi po ashtu është duke tentuar të sigurojë njohje të reja në Panama. /Insajderi.com