×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi nuk e përfundon marshimin e LGBTI-së

    Insajderi
    17 May 2016 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkangjitur marshimit kundër homofobisë dhe transfobisë që ka nisur deri nga Sheshi “Skënderbeu” por me të arritur në Sheshin “Zahir Pajaziti” ai e ka lënë marshimin, duke u bërë pjesë e masës të grumbulluar tek amfiteatri.

    Presidenti Hashim Thaçi me të arritur tek Sheshi “Zahir Pajaziti” ka braktisur marshimin duke mos u dëgjuar fjalimet e drejtuesit e tri organizatave Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh) .

    Thaçi me ekipin e vet në të cilin kanë qenë më shumë roje ka qenë pjesë e marshit për herë të parë, e bashkë me të ka qenë edhe paraardhësja e tij, Atifete Jahjaga e cila ka përfunduar marshin duke marrë pjesë edhe në organizimin tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.

    20160517_114129[1]

    Organizatorët kanë thënë se ky “marshim nuk është vetëm për ata që sot kanë mundësinë të shprehin haptas vetën e tyre por për ata që nuk kanë mundësi të jenë në këtë marsh pasi janë të rrethuar me homofobi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark