×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Nuk rikthehem në PDK

    Insajderi
    03 March 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pas përfundimit të mandatit si president nuk do të kthehet më në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Sipas tij, do të ishte e pashëndetshme që nga pozicioni i presidentit të mendojë për detyra në parti politike.

    “Të them të drejtën unë nuk mendoj që do të ishte e shëndetshme për demokracinë dhe nuk do të ishte mirë të mendohej nga pozicioni i presidencës rikthimi në parti politike ose rikthimi në ekzekutiv”, ka thënë Thaçi.

    “Këto janë procese të mbyllura për mua , rikthimi në parti , larg asaj themelimit të ndonjë partie apo rikthimin në ekzekutiv, ka thënë Thaçi për emisionin Republika.

    Hashim Thaci u zgjodh president i Kosovës 26 shkurt me 71 vota.  Ai pritet të marrë detyrën më 7 prill.

    Sipas kushtetutës së vendit, presidenti nuk guxon të jetë anëtar i ndonjë partie politike./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark