Presidenti Thaçi u zotua se Kosova do të vazhdojë të punojë në dialogun e dyfishtë, me spektrin politik dhe me të gjitha komunitetet jo-shumicë, por edhe me Serbinë dhe vendet e rajonit.
Ndërkaq, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, uroi presidentin Thaçi për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkrahjen për Kosovën.
Yee gjatë ditës së sotme u takua me disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. /Insajderi.com