Thaçi uron PDK-në për “hapjen e kapitullit të ri” me Veselin në krye – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi uron PDK-në për “hapjen e kapitullit të ri” me Veselin në krye

    Insajderi
    07 May 2016 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë pas zgjedhjes së Kadri Veselit si kryetar i PDK-së se “ndihem mirë kur shoh tranzicionin e suksesshëm në lidershipin e PDK-së.”

    Ish-kryetari i kësaj partie që nga themelimi i saj, ka uruar kryetarin e zgjedhur Kadri Veselin, për të cilin thotë se ka besim se do fuqizojë unitetin e vendit.

    “Kam besim se ju z.Veseli dhe lidershipi i PDK do të forconi institucionet, do të thelloni me tutje reformat demokratike, do ta fuqizoni unitetin e vendit, kohezionin qytetar si dhe dialogun ndër-partiak, dhe do ta afroni edhe më shpejt Kosovën në NATO dhe BE..

    “Urime juve dhe anëtarësisë së PDK në hapjen e një kapitulli të ri”, ka shkruar Thaci në llogarinë e tij në Facbook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark